Libreza e punes

Pershendetje. Jam menaxhere e burimeve njerezore dhe doja te dija perse vazhdon te jete e nevojshme libreza e punes, kur ne kohet e sotme gjithcka eshte online? Cfare penaliteti ka ne rast se mungon libreza ne dosjen e stafit? Faleminderit dhe pune te mbare


Qytetari: p. b. Data: 29 January , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Libreza e punes”

  1. Pershendetje. Libreza e punes kerkohet nga VKM 77, dt.28.01.2015, “Per kontributet e detyrueshme dhe perfitimet nga sistemi i sigurimeve shoqerore dhe sigurimi i kujdesit shendetesor”. Konkretisht ne kete akt percaktoeht: “Libreza e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe sigurimit të kujdesit shëndetësor është dokumenti me të cilin pajiset çdo kontributpagues, që evidenton kontributet e paguara dhe shërben si dokument bazë individual për realizimin e së drejtës për përfitime e shërbime. Instituti i Sigurimeve Shoqërore realizon prodhimin dhe plotëson kërkesat e punëdhënësve dhe të vetëpunësuarve me librezat e sigurimeve shoqërore e shëndetësore, kundrejt pagesës së çmimit nga ana e tyre.”
    Ne paraqitjen e dokumenteve te pensionit, ne aplikimin per vende te ndryshme pune, libreza e punes eshte nje dokument qe verteton ne menyre te permbledhur historikun e punesimit te punemarresit. Nje element i rendesishem i librezes se punes eshte mundesia qe punemarresi te vertetoje marredhenien e punes edhe ne rastet kur punedhenesi eshte me keqbesim dhe nuk ka bere deklarimin perkates. Libreza e punes ka ne forme te shkruar dhe arsyen e largimit te punemarresit nga puna, ne seksionin perkates. Kjo eshte mjaft e rendesishme ne rastet kur largimi behet pa deshiren e punemarresit dhe ne kundershtim me dispozitat e Kodit te Punes.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet