Libreza e punes

Pershendetje,

Ju uroj per nismen qe keni marre pasi eshte nje ndihme shume e madhe.

Punoj si pergjegjes i burimeve njerezore dhe desha mendimin tuaj se si plotesohet nje libreze pune e nje punonjese qe ka qene me leje lindje 1 vjecare dhe tani kerkon te shkepuse marredhenien e punes (nuk ka dale ne pune pas mbarimit te raportes e cila ka mbaruar me 10.10.2020).
Ne kete rast kur shkeputet marredhenia financiare dhe si shenohet (cila date) ne libreze (pasi raporta eshte paguar nga sigurimet)?

Ju faleminderit


Qytetari: a. r. Data: 15 October , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Libreza e punes”

  1. 3

    Pershendetje. Periudha qe punemarresi eshte me raport per leje lindjeje llogaritet ne vjetersine e tij. Si date e largimit, ju do te shenoni daten kur punemarresja ka deklaruar se do te largohet nga puna. Ne rast, se zonja nuk eshte paraqitur ne pune pas perfundimit te raportit te lejes se lindjes, atehere pikerisht data e perfundimit te raportit eshte data e largimit nga puna. E rendesishme per punedhenesin ne kete rast eshte qe kerkesen e largimit nga puna te punemarresit ta kete me shkrim, per te shmangur cdo pretendim te ardhshem te punemarresit lidhur me zgjidhjen e kontrates se punes.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet