Levizje me automjet per arsye shendetsore

Pershendetje,

Kam gruan shtatezene ka hyrë ne muajin e 9 nente.  Per momentin eshte shume mire, por mua ndoshta me duhet ta dergoi ne maternitet.  Se di kur do ndodhe, sonte, neser apo ne ditet ne vazhdim.  Si duhet te veproj ne lidhje me levizjen per ne maternitet, nese me ndalon nje patrullë policie?  Rekomandimin nga mjeku e kam marre,  por po ju pyes nese do duhet te aplikoi te e-albania?  Nese do me duhet ta dergoj direkt (urgjent) dhe nuk me premton koha per aplikim, si mund te veproje?  Jetoi ne Lac per ne Lezhe. Faleminderit,


Qytetari: A. M. Data: 24 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “Levizje me automjet per arsye shendetsore”

  1. Pershendetje,
    Per te marre leje per te levizuar per arsye shendetsore duhet te aplikoni permes portalit e-Albania. Për shërbimin “Leje për arsye shëndetësore” ju mund të shoqëroheni vetëm nga 1 person tjetër, si dhe duhet të keni patjetër me vete një dokument mjekësor, që vërteton problemin shëndetësor.
    Ne rastet e urgjences mund te telefononi edhe policine dhe ta njoftoni per levizjen tuaj.
    Faleminderit

  2. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje,

    Për të shkuar në spital, ju mund te aplikoni ne portalin e-albania per “leje per arsye shendetesore”. Kjo leje ju mundeson autorizimin për qarkullim me automjet vetëm për ata që kanë probleme shëndetësore dhe që mund t’ju duhet ndihma e mjekëve në çdo kohë. Kjo leje eshte e vlefshme cdo dite te javes prej ores 08.00-17.30.
    Nese nuk do te keni mundesi te aplikoni, duke patur parasysh situaten tuaj specifike, ju mund te telefononi policine e shtetit ne nr. 129 per ta njoftuar per levizjen tuaj dhe arsyen perkatese. Gjate levizjes tuaj duhet te keni me vehte nje dokument mjekesor, ne rast se ndaleni per verifikim nga ana e patrulles se policise.

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet