Levizja e minoreneve jashte shtetit pa pranine e prinderve

Pershendetje!
Djali im ka deshire te shkoje ne nje trajnim 3 javor jashte shtetit, por eshte 17 vjec. Do jete ne grup, jo vetem, por as une as mamaja e tij nuk e shoqerojne dot. Shqetesim gjithashtu eshte qe do kaloje disa here neper aeroporte.
A eshte e mundur? Cfare dokumentesh me duhen?
Faleminderit!

Qytetari: K.T.
Data: 12 Korrik 2023, Kategoria: Civile, Prokurë

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Përshëndetje,
    Duhet të paraqiten të dy prindërit ne një zyrë noterie dhe të kërkoni hartimin e një prokure të posacme për të autorizuar daljen jashtë shteti të femijës suaj.
    Dokumentacioni që do ju kërkohet është: mjet identifikimi i të dy prindërve, mjet identifikimi i fëmijës së mitur, mjet identifikimi i personit shoqërues, madhor, që do të shoqëroj fëmijën jashtë shteti.
    Në prokurë bëhen dhe specifikime të tjera në lidhje me shtrirjen kohore, shtetin ku do të udhëtojë fëmija, arsyen, etj. Prokura duhet të hartohet dhe në shqip dhe në gjuhën e shtetit ku do të qëndrojë fëmija. Për ndonjë specifikim tjetër të papërmendur në këtë përgjigje mund të ju jap shpjegim dhe Noteri.
    Faleminderit.

Lini një Përgjigje