Letrat per divorc

Pershendetje,

Dua te di se cfare duhet te bej sepse dua te divorcohem, por nuk e di se cfare letrash me duhen. Dua te shtoj ketu qe gjate procesit te celebrimit kemi mbajtur mbiemrin tim. A me krijon kjo ndonje problem nese  dua te krijoj nje familje tjeter? Dhe cfare duhe te bej ne kete rast ? Ju lutem me ktheni pergjigje sepse me nevojitet shume kjo gje qe ta di. Faleminderit


Qytetari: A. V. Data: 13 November , 2020, Kategoria: Familjare.

One response to “Letrat per divorc”

  1. Pershendetje,

    Sipas Kodit te Familjes, zgjidhja e marteses mund te realizohet me pelqimin e te dy bashkeshorteve ose me kerkesen e njerit prej tyre.
    Zgjidhja e marteses me pelqimin e të dy bashkeshorteve (nenet 125-128 te Kodit te Familjes) bazohet ne nje marreveshje reciproke e hartuar ne nje zyre noterie, në të cilen te jete parashikuar menyra e rregullimit te pasojave qe vijne si rrjedhoje e zgjidhjes se marteses, te cilat jane:
    Lenien per rritje dhe edukim te femijeve te mitur dhe percaktimin e te ardhurave per rritjen dhe edukimin e tyre (nese ju keni femije )
    Kontributin e secilit bashkeshort ne favor te bashkeshortit nevojtar.
    Rregullimin e marredhenieve pasurore midis bashkeshorteve.
    Kete marreveshje se bashku me kerkesen per zgjidhjen e marteses e depozitoni ne Gjykate, personalisht ose nepermjet perfaqesuesit tuaj.

    Zgjidhja e marteses me kerkesen e njerit bashkeshort eshte e parashikuar ne nenet 132 -133 te Kodit te Familjes, dhe per shkak te shkeljeve te perseritura te detyrimeve qe rrjedhin nga martesa per pasoje jetesa e perbashket e bashkeshorteve, behet e pamundur dhe martesa humbet qellimin e saj.
    Fillimisht ju duhet te depozitoni kerkesepadine per zgjidhje martese ne Gjykaten e Rrethit te vendbanimit tuaj te fundit te perbashket, ose ne Gjykaten e Rrethit te vendabanimit te te paditurit dhe me pas Gjykata cakton seancen e pajtimit, ne te cilen palet duhet te jene detyrimisht prezent.

    Dokumentet qe duhet te paraqiten ne gjykate:
    – certifikatat perkatese te gjendjes civile (certifikate lindjeje e bashkëshorteve, certifikate e trungut familjar, certifikate martese);
    – dokumente qe tregojnë te ardhurat, gjendjen ekonomike dhe pasurite e te dy bashkeshorteve si psh.
    dokumente pronesie te pasurive te ndryshme te regjistruara te luajtshme dhe te paluajtshme;

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet