Leshimi i prokures nga prindi per levizjen e femijes

Pershendetje,

Ju faleminderit per mundesine per te shprehur pyetjet edhe ne distance.
Me kane referuar rastin e nje prindi (babai) i cili eshte ndare nga bashkeshortja e tij.  (nuk jam i sigurte nese jane te divorcuar ligjerisht apo nese jane martuar ndonjehere si te tille).  Problemi qendron ne faktin se mamaja eshte larguar jashte vendit, duke i lene vajzen minorene ne kujdestari faktike ish partnerit te saj.  Pra, babait i njihet atesia e vajzes, ne rast se jemi perballe bashkejeteses.

Babai i vajzes deshiron te emigroje jashte vendit bashke me vajzen, por sigurisht qe i kerkohet miratimi me shkrim edhe nga prindi tjeter. Ne keto kushte prindi tjeter (nena) ka ndertuar nje jete te re, por ne te njejten kohe nuk deshiron te kryeje nje veprim te tille. Si mund te veprohet ne kete rast, cfare hapash duhet te ndjeke prindi i vetem per te qene i lire te levize me vajzen e tij?

Ne rast se prindi tjeter nuk i pergjigjet thirrjes, ose refuzon te leshoje nje prokure per vajzen ne menyre qe te levize lirshem me babain, cfare mjetesh ligjore ka ne dispozicion prindi baba per te gezuar nga te drejtat dhe pergjegjesite e tij ne raport me femijen dhe levizjen e lire?

Ju faleminderit.


Qytetari: X. C. Data: 21 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “Leshimi i prokures nga prindi per levizjen e femijes”

  1. Pershendetje,

    Ne menyre qe njeri prej prinderve te kete mundesine te udhetoje me femijen e tij, jashte kufijve te vendit, eshte e domosdoshme marrja e autorizimit edhe nga prindi tjeter. Ne rast pamundesie ose refuzimi nga prindi tjeter, atehere mund t’i drejtoheni gjykates. Duhet te mbani ne konsiderate qe ne te gjitha rastet, edhe pse ju i drejtoheni gjykates, ky autorizim nuk jepet automatikisht, por ju duhet te provoni se levizja juaj se bashku me femijen jashte vendit behet per interesin me te larte te femijes, duke garantuar sigurine e tij. Faleminderit,

  2. Pershendetje.

    Zgjidhja me e thjeshte qe njeri nga prinderit te levize jashte vendit me femijen e mitur eshte Autorizimi i nenshkruar nga prindi tjeter. Me sa ju po referoni prindi tjeter nuk eshte dakord ne kete rast per te lejuar levizjen e femijes. Atehere zgjidhja ligjore eshte qe prindi qe kerkon te levize jashte vendit, ne kete rast babai, t’i drejtohet me nje kerkese gjykates se rrethit gjyqesor ku ka vendbanimin, duke e kerkuar nga gjykata autorizimin per te levizur me femijen per te dale jashte. Me ane te vendimit te gjykates eshte e vetmja mundesi per te levizur, ne mungese te autorizimit te prindit tjeter.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet