Pershendetje, Jetoj ne gjermani nga 10 vjet me rregulla. Dua te mar shtetesine Gjermane, prandaj para nje viti kam bere kerkesen ne e-albania per aplikimin. Mbasi plotesova personalisht te gjith dokumentacionin e kerkuar, shkova ne Berlin dhe i doresova ne ambasaden shqiptare simas rregullave.
Kaluan disa muaj dhe asnje pergjigje, kontaktova disa here ambasaden per ceshtjen dhe jan pergjigjur se aplikimi eshte ne regull dhe po vijon.
Ka kaluar 1 vit dhe mbas kerkeses time eshte pergjigjur ministria e puneteve jashtme qe aplikimi im eshte refuzuar per tejkalimin e afatit.
Si ka mundesi qe te me tejkaloj afati kur un kam ndjekur te gjitha regullat dhe kam dorezuar aplikimin ne ambasade? jam pa fjale…
One Response
Pershendetje,
Mbeshtetur ne piken 5 te nenit 18 te ligjit Nr. 113/2020 Për Shtetësinë është përcaktuar se:
Në rast se pas verifikimeve të kryera rezulton se nuk plotësohen kushtet e përcaktuara në këtë ligj, ministria nëpërmjet strukturave dhe institucioneve të përcaktuara në pikat 1 e 2 të këtij neni njofton personin e interesuar për refuzimin e kërkesës. Refuzimi bëhet me akt administrativ të ministrit. Kundër këtij akti, personi që ka paraqitur kërkesën mund të bëjë ankim në gjykatën kompetente administrative, në përputhje me afatet e përcaktuara në legjislacionin përkatës në fuqi.
Faleminderit!