Kam aplikuar per lenien e shtetesise shqiptare Shtatorin e kaluar. Dosja u kthey ne Mars per gabim ne emrin e nenes. Tani ka kaluar perseri neper institucione dhe shpresoj te kete arritur te presidenti.
Jam e interesuar te di sa kohe i duhet Presidentit te dekretoje lenien e shtetesise? A rekomandoni ti dergoj email sekretarise per te pyetur per statusin, apo nuk duhen shqetesuar?
One Response
Përshëndetje,
Presidenti i Republikës brenda 60 (gjashtëdhjetë) ditëve nga paraqitja e propozimit nga ministria nxjerr dekretin për lënien e shtetësisë së kërkuesit.
Kopje e dekretit i dërgohet edhe Ministrisë së Brendshme për të kryer veprimet e nevojshme administrative në përputhje me legjislacionin në fuqi për gjendjen civile.
Po, mund të dërgoni e-mail, nuk ka asnjë problem. Dhe nëse keni ndonje arsye të argumentuar që ju duhet sa më shpejt, mund të provoni dhe kërkesë për mbajtjen në konsideratë të aplikimit në një kohë sa më të shpejtë të jetë e mundur.
Faleminderit.