Kam 3 vite qe kam lindur dhe akoma nuk i kam leket e lindjes. Punonjesi i komunes ne Elbasan me thote qe fondi ka ardhur, por leket nuk i merr dot. Si veprohet ne keto raste? Faleminderit,
Sipas Udhëzimit te Ministrit të Brendshëm nr. 116, datë 12.4.2010 “Për procedurat e përftimit të shpërblimit nga regjistrimi i fëmijëve sipas ligjit nr.10 129, dt. 11.5.2009 “Për gjendjen civile”, ky shpërblim përfitohet kur regjistrimi i lindjeve kryhet brenda afatit ligjor të 60 ditëve, për lindjen brenda vendit dhe brenda 90 ditëve, për lindjen jashtë vendit dhe nëna përfiton shpërblim në masën 5 000 (pesë mijë) lekë.
Kërkesës për përfitim shpërblimi për lindjet, duhet t’i bashkëlidhet karta e identitetit e juaja dhe certifkata e lindjes së fëmijës. Kjo certificatë duhet të mbajë shënimin e vendosur nga nënpunësi i gjendjes civile “Për efekt shpërblimi nga rregjistrimi i lindjes brenda afatit ligjor”.
Per t’u interesuar mbi statusin e kërkesës suaj, drejtohuni pranë Bashkise/njësisë administrative. Krahas kërkesës/ankesës pranë Bashkisë Tuaj/Njësisë Administrative, ju sugjerojmë që ta adresoni cështjen e mosmarrjes së shpërblimit, përmes një ankese, edhe pranë Institucionit të Avokatit të Popullit.
One Response
Pershendetje,

Faleminderit