Leke hua permes nje deklarate noteriale

Pershendetje,

Para 5 viteve i kam dhene para nje personi te njohur nepermjet nje deklarate noteriale per 1 vit, por tani jam ne veshtiresi per t’i marre. Me thote qe do ti jap, por nuk kam. Ju lutem a mund te me jepni nje mendim si te veproj? Faleminderit


Qytetari: i. B. Data: 21 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Leke hua permes nje deklarate noteriale”

  1. Deklarata noteriale per detyrimet monetare, nese eshte me afat te percaktuar dhe shuma eshte dhene pa interes, konsiderohet titull ekzekutiv. Ne kete rast, ju duhet t’i drejtoheni me kerkese per leshimin e Urdherit te Ekzekutimit gjykates se juridiksionit civil. Gjykata e shqyrton kerkesen pa pranine e paleve, ne dhome keshillimi. Ne kete rast gjykimi nuk eshte nje gjykim themeli, vendimi i gjykates per leshimin e urdherit te ekzekutimit nuk ankimohet dhe procedura perfundon shume shpejt. Pasi te keni marre Vendimin per Urdherin e Ekzekutimit, keni te drejte t’i drejtoheni zyres se permbarimit shteteror, ose nje permbaruesi privat, per te vijuar procedurat e ekzekutimit te detyrueshem te detyrimit. Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet