Lek ne banke nga puna informale ne Greqi

Mirembrema,

Dua te sjell ne Shqiperi disa lek te mbledhura ne Greqi. Nuk i deklaroje dot me dokumenta qe i kam fituar duke punuar si pastruese. Nuk kam paguar sigurime shoqerore ne Greqi. Mund t’i sjelle dhe depozitoje ne banke ne Shqiperi? Faleminderit,


Qytetari: A. M. Data: 5 August , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Lek ne banke nga puna informale ne Greqi”

  1. 1

    Pershendetje,

    Bazuar në Ligjin nr. 9917, datë 19.5.2008 “Per parandalimin e pastrimit te parave dhe terrorizmit”, i ndryshuar, të gjithë personat të cilët hyjnë në/ose largohen nga territori i Republikës së Shqipërisë, janë të detyruar të deklarojnë shumat në të holla, çdo lloj instrumenti të negociueshëm të mbajtësit, metalet ose gurët e çmuar, sendet me vlerë dhe objektet antike, duke filluar nga shuma 10 000 euro ose kundërvlerën e saj në monedha të tjera, qëllimin e mbajtjes së tyre, si dhe të paraqesë dokumente justifikuese përkatëse.

    Edhe ne rastin e krijimit te nje depozite bankare, banka do t’ju kerkoje te deklaroni burimin e krijimit te ketyre te ardhurave dhe paraqitjen e dokumentave perkates justifikues.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet