Lejohen kamerat brenda vendit të punës?

Përshëndetje!

Në vendin ku punoj, në call center, janë vendosur shumë kamera vëzhgimi. Përveç mbikëqyrësave te koka, tani edhe kemi kamerat në çdo cep. Lejohet kjo sipas Kodit të Punës, ose sipas ndonjë ligji tjetër? Faleminderit!


Qytetari: X. B. Data: 18 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Lejohen kamerat brenda vendit të punës?”

  1. Përshëndetje,

    Punedhënësi ka të drejtë të vendosë pajisje të monitorimit me kamera në vendin e punës, vetem për qëllime sigurie apo në funksion të aktivitetit. Ligji e lejon vendosjen e kamerave, por mënyra dhe menxhimi i të dhënave të përfituara nga pamjet filmike rregullohen sipas një procedure standarte si më poshtë:
    Kamera vëzhgimi në vendin e punës.
    Punëdhënësi mund të përdorë një sistem të vëzhgimit të vazhdueshëm në ambientet e punës bazuar në përdorimin e pajisjeve teknike që transmetojnë imazhe ose të dhëna (kamera survejimi) për qëllim të sigurisë personale të punonjësve dhe të personave të tjerë në këto ambiente për mbrojtjen e pronës dhe për parandalimin ose hetimin e situatave që rrezikojnë sigurinë.
    Kamera e vëzhgimit nuk mund të përdoret për mbikqyrjen e një punonjësi specific në vendin e punës. Kamera e vëzhgimit nuk mund të përdoret në tualete, dhomat e ndërrimit apo vende të tjera të ngjashme, ose në dhomat e punës të caktuara për përdorim personal të punonjësve.

    Pavarësisht nga paragrafi me siper punëdhënësi mundet të drejtojë kamerën e vëzhgimit në një vend pune të veçantë në të cilën punonjësit janë në punë në qoftë se vëzhgimi është thelbësor për :
    a) të parandaluar një kërcënim të dukshëm të dhunës në lidhje me punën e punonjësve, një dëm të dukshëm, rrezik për sigurinë e punonjësve ose të shëndetit të tyre;
    b) mbrojtjen e interesave dhe të drejtave të punonjësve, kur kamera e vëzhgimit është e bazuar në kërkesën e punonjësit i cili është subjekt i mbikëqyrjes dhe çështja është rënë dakord midis punëdhënësit dhe punonjësit.

    Punëdhënësi kur planifikon dhe zbaton vendosjen e kamerave të vëzhgimit duhet të sigurojë që:
    a) përdorimi i mjeteve të tjera përpara vendosjes së sistemit të vëzhgimit me kamera nuk ka arritur qëllimin për të cilin këto mjete janë vendosur;
    b) të mos jetë ndërhyrë në jetën private të punonjësve më shumë se është e nevojshme për të arritur qëllimin e përdorimit të tyre;
    c) përdorimi dhe përpunimi i regjistrimeve të tjera të njerëzve të marra nëpërmjet mbikëqyrjes të jetë planifikuar dhe kryer në përputhje me dispozitat e Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale;
    ç) regjistrimet të jenë përdorur vetëm për qëllimin për të cilin është kryer mbikëqyrja;
    d) punonjësit të jenë të informuar kur mbikëqyrja me kamera do të fillojë, si do të zbatohet, si dhe për vendet e kamerave ;

    Periudha e mbajtjes së të dhënave në një sistem vëzhgimi me kamera përcaktohet sipas udhezimeve përkatëse.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet