Lejen vjetore te pakryer

Pershendetje,
Duke ju uruar per nismen dhe ndihmesen qe jepni po ju shpjegoj si me poshte problemin tim:
Jam ne marredhenie pune ne nje institucion shteteror dhe per arsye te ndryshme kam 3 vite pa bere lejen vjetore (2018, 2019, 2020). Pyetja qe une kam eshte, a mund t’i kerkoj tani punedhenesit kryerjen e ketyre diteve te lejes per te tre vitet? Kete kerkese po e bazoj ne neni 93 pika 4 te Kodit Punes. Ju faleminderit


Qytetari: A. C. Data: 13 February , 2021, Kategoria: Marredhenie pune.

One response to “Lejen vjetore te pakryer”

  1. Pershendetje
    Ju keni te drejte te kryeni/ te konsumoni lejen tuaj vjetore te vitit te fundit te punes deri muajin mars te vitit pasardhes (dmth per lejen vjetore te vitit 2020, duhet ta ezauroni deri ne mars te vitit 2021). Ne kuptim te nenit 93/4 te Kodit Punes, vleresoj se leja vjetore e pakryera ne 3 vitet e fundit te punes nuk humbet, por mbi mundesine e marrjes se saj ne vitin aktual te punes do te duhet te diskutohet dhe negocionohet me punedhenesin tuaj, ne funksion te arritjes se nje marreveshjeje (grafiku te pushimeve), ne menyre qe te mos ndikoje ne mbarevajtjen e proceseve te punes per shkak te pushimeve te zgjatuara.
    Ne rast se ky kerkim behet ne gjykate (ne kushtet e nderprerjes se marredhenies se punes me punedhenesin aktual), sigurisht qe gjykata jua njeh kete te drejte tuajen si punemarres ne baze te nenit 93/4 te K. Punes. Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet