Leje vjetore

Pershendetje,
Ne momentin qe nje punetor largohet nga puna dhe ka dite te lejes vjetore te pakonsumuara. Pas largimit nuk i kerkon keto dite te lejes. Me vone po ky punetor emerohet te i njejti subjekt brenda vitit dhe kerkon te marre kete leje. A eshte e mundur? Faleminderit,


Qytetari: R. B. Data: 25 November , 2020, Kategoria: Marredhenie pune.

One response to “Leje vjetore”

  1. Pershendetje. Ju keni te drejte qe brenda tre viteve te kerkoni permbushjen e detyrimeve qe rrjedhin nga kontrata e punes. Per lejen vjetore ky kerkim mund te behet vetem ne formen e pageses dhe jo te diteve te pushimit. Kjo nuk eshte e lidhur me lidhjen e kontrates se re. Megjithate, pavaresisht sa me siper, nese periudha midis dy marredhenieve eshte deri ne tre muaj, atehere marredhenia e punes konsiderohet e vazhdueshme dhe ne kete rast nuk jane dy kontrata pune, por nje e vetme.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet