Leje vjetore e pamarre

Pershendetje,
Kam punuar ne nje qender shendetesore per 1 vit dhe tani ne janar jam tranferuar ne pune ne spital. Lejen vjetore te 2020 nuk e kam marre. A mundem ta marr kete leje tek institucioni ku jam tranferuar tani?
Faleminderit


Qytetari: b. h. Data: 7 January , 2021, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “Leje vjetore e pamarre”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje,

    Ne vijim te pergjigjes, ju bej me dije se ne nenin 93, pika 3, te Kodit te Punes parashikohet se: “Pushimet vjetore duhet të jepen gjatë vitit të punës ose deri në fund të tremujorit të parë të vitit pasardhës, por asnjëherë nuk duhet të jenë më pak se një javë kalendarike pa ndërprerje.”
    Nga sa me siper, do te thote se: 1. lejen vjetore duhet ta konsumoni brenda muajit Mars te vitit 2021 dhe 2. Duhet te qe leja vjetore te mos jete me pak se 1 jave kalendarike pa nderprerje.

    Faleminderit

  2. 1

    Pershendetje! Ne rast se jeni ne kushtet e transferimit sipas dispozitave te Kodit te Punes, ju takon leja vjetore e plote prej 22 dite pune (pa te shtunat dhe te dielat).
    Ne rast se marredhenia e punes ka perfunduar dhe ju nuk i keni kryer pushimet qe ju takojne, keni te drejte per nje shperblim te barabarte me pagen e ketyre pushimeve. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet