Leje qendrimi per te huaj ne Shqiperi

Pershendetje,

Kam një shok që para nje viti ka hyrë me mënyrë të paligjshme në Shqipëri. Ai ka njohur një gocë shqiptare në Turqi dhe u martuan në xhami, por nuk kanë asnjë dokument që provon këtë. Pastaj partnerja erdhi në Shqipëri sepse ishtë shtatzënë dhe lindi në Nëntor 2019. Në të njëjtën kohë ai hyri në Shqipëri me mënyrë ilegale dhe u bashkua me familjen e tij. Kanë një vit që jetojnë bashkë dhe në çertifikatën e asistencën e lindjes partnerja ka deklaruar që ai është babai i goces. Ka mbledhur të gjithë dokumentet e nevojshëm për të kërkuar leje qëndrimi për bashkim familjar, por policia e kufirit i ka thenë qe nuk ka të drejtë dhe nuk fiton lejen e qëndrimit, edhe pse ka një gocë më një shtetase shqiptare dhe vërtetim që po bashkëjetojnë që nga nëntort 2019. Kjo pasi ka hyrë me mënyrë ilegale në Shqipëri dhe mungesa e aktit të martesës. Pyetja ime është nese qendron ligjerisht përgjigja e policisë? Dhe nëse ka një mënyrë tjetër për të fituar lejen e qëndrimit ne Shqiperi? Faleminderit,


Qytetari: G. K. Data: 13 October , 2020, Kategoria: Uncategorized.

3 responses to “Leje qendrimi per te huaj ne Shqiperi”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:
    1

    Pershendetje,

    Duke iu referuar parashtrimit qe kemi ne bere, nder lloji i lejes i cili do te ishte me pershtatshem per ju eshte ai per bashkim familiar. Per kete duhet te kryet martese ligjore, me qellim paisjen me Çertifikate martese. Pas kesaj zoteria mund te vijoje me proceduren percaktuar ne ligjin “Per te huajt”, mbi dokumnetacionin e nevojshem qe duhet te plotesoje mbi nxjerrjen e e kesaj leje qendrimi. Ne çdo rast zoteria duhet ti drejtohet me nje kerkese Policise Rajonale te Kufirit dhe Migracionit, ku te specifikoje dhe argumentoje arsyet e qendrimit te tij ne Shqiperi.

    Faleminderit

  2. 1

    Në vazhdim të përgjigjes ju bejë me dije se dokumentat për tu pajisur me leje qëndrimi në rastin e sipërcituar janë:
    1. Certifikatë martese;
    2. Fotokopje e dokumentit të vlefshëm të udhëtimit;
    3. Kontratë e blerjes ose marrjes me qera e banesës;
    4. Vërtetim i gjendjes gjyqesore nga Vendi i origjinës i legalizuar, përkthyer, noterizuar;
    5. Vërtetim të sigurimeve shëndetësore në Shqipëri;
    6. Fotokopje e dokumentit identifikues të ftuesit;
    7. Vërtetim për burime financiare të mjaftueshme të ftuesit për jetesën në Shqipëri (vetëm për partnerët civil);
    8. Deklaratë noteriale e partnerit civil;
    9. Certifikatë martese nga Vendi i origjinës e legalizuar, përkthyer, noterizuar.
    Pra sa më sipër mungesa e certifikatës së martesës dhe fotokopje e dokumentit të udhëtimit ju penalizojnë për tu pajisur me leje qëndrimi. Faleminderit

  3. 1

    Përshëndetje! Për të pajisur me leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë, ju mund të bëni një kërkesë pranë e-Albania.
    Shërbimi elektronik “Kërkesë për leje qëndrimi” u mundëson shtetasve të huaj, me qëndrim të rregullt në territorin e Republikës së Shqipërisë, të bëjnë një kërkese për t’u pajisur me leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë. Pas konfirmimit të plotësimit të kushteve dhe dokumentacionit për të aplikuar për leje qëndrimi nëpërmjet këtij shërbimi, i huaji njoftohet për t’u paraqitur personalisht, pranë autoriteteve rajonale përgjegjëse për kufirin dhe migracionin në territorin ku ai ka vendosur vendbanimin.
    Për të aplikuar për lejen e parë të qëndrimit në Shqipëri, forma e duhur e aplikimit varet nga motivi për të qëndruar në Shqipëri: – Për të punuar; – Për t’u bashkuar me familjen; – Për të studiuar; – Për motive të tjera të justifikuara me dokumentet; – Për mbrojtje ndërkombëtare.
    Kërkesa për leje qëndrimi pranë autoriteteve rajonale përgjegjëse për kufirin dhe migracionin, duhet të bëhet brenda 30 ditëve pas hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë, duke u siguruar që: – Plotëson kërkesat ligjore për lejen e qëndrimit për të cilën po aplikon; – Ka të gjitha dokumentet e nevojshme, dokumentet nga vendi i origjinës i ka të përkthyera dhe legalizuara. Për më tepër informacion ju lutem referohu: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9628. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet