Leje qendrimi per shtetasit e huaj

Pershendetje!
Nje shtetase italiane e cila eshte ne proces divorci ketu në Shqiperi per sa kohe mund te rri ne shtetin shqiptar? Ka nevoje per letra qendrimi? Dhe nese po, ku duhet te drejtohem? Ju faleminderit


Qytetari: M. S. Data: 21 November , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Leje qendrimi per shtetasit e huaj”

  1. 1

    Përshëndetje!
    Neni 32 i Ligjit Nr.108/2013 “PËR TË HUAJT” përcakton se të huajt mund të qëndrojnë në Republikën e Shqipërisë:
    1. I huaji mund të qëndrojë në Republikën e Shqipërisë për një periudhë afatshkurtër, për një periudhë të përkohshme, si dhe të përhershme.
    2. Qëndrimi për një periudhë afatshkurtër nuk mund të kalojë afatin 90 ditë për 180 ditë, në bazë të vizës së lëshuar apo hyrjes pa vizë, përjashtuar kur përcaktohet ndryshe në këtë ligj ose në marrëveshje të njohura nga Republika e Shqipërisë.
    3. Qëndrimi për një periudhë të përkohshme dhe të përhershme mund të realizohet vetëm nëpërmjet pajisjes së të huajit me leje qëndrimi.
    Sa me sipër, në rast se ju ka kaluar afati 90 ditë për 180 ditë, ju duhet të pajiseni me leje qëndrimi.
    Kërkesa për t’u pajisur me leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë paraqitet pranë autoriteteve rajonale përgjegjëse për kufirin dhe migracionin në territorin ku ju keni vendosur vendbanimin.
    Gjithashtu kërkesa për t’u pajisur me “leje qëndrimi” mundesohet edhe përmes sherbimit elektronik ne portalin e-Albania. Fillimisht duhet te regjistroheni ne e-Albania nepermjet nje dokumenti identifikimi (karte identiteti ose pasaporte biometrike).
    Për më shumë informacion mbi mënyren e aplikimit dhe pajisjen me leje qëndrimi po ju referoj linkun: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9628. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet