Leje qendrimi per shtetasit e huaj

Pershendetje,

Nje personi me shtetesi italiane iu bene gati 80 dite brenda territorit shqiptar per shkak te nje procesi divorci. Per te kerkuar leje qendrimi, ku duhet te drejtohet? Prane drejtorise se kufirit dhe emigracionit ne Tirane apo ne komisariatin e rrethit ku ajo po jeton per momentin? Ju lutem nje information pasi kjo shtetase nuk e perdor dot e-Albania pasi eshte shtetase italiane. Faleminderit,


Qytetari: A. D. Data: 24 November , 2020, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “Leje qendrimi per shtetasit e huaj”

  1. 1

    Përshëndetje! Personi i interesuar duhet të drejtohet pranë autoriteteve rajonale përgjegjëse për kufirin dhe migracionin në territorin ku ai ka vendosur vendbanimin. Për të aplikuar për lejen e qëndrimit në Shqipëri, forma e duhur e aplikimit varet nga motivi për të qëndruar në Shqipëri, në rastin e sipër cituar është “për motive të tjera të justifikuara”, të cilat duhet të jenë të faktuara me dokumentet.
    Aplikimi për “leje qëndrimi për raste të tjera” duhet të ketë të bashkëlidhur dokumentacionin e mëposhtëm:
    1. Fotokopje e dokumentit të vlefshëm të udhëtimit
    2. Kërkesën nga autoriteti për trajtimin e kësaj kategorie
    3. Vërtetim i gjendjes gjyqesore nga Vendi i origjinës i legalizuar, përkthyer, noterizuar
    4. Vërtetim të sigurimeve shëndetësore në Shqipëri
    5. Vërtetim për burime financiare të mjaftueshme për jetesën në Shqipëri
    6. Kontratë e blerjes ose Certifikatë e pronësisë së banesës.
    Faleminderit

  2. Pershendetje,

    Kërkesa për leje qëndrimi paraqitet pranë autoriteteve rajonale përgjegjëse për kufirin dhe migracionin, konkretisht ne Departamentin per kufirin dhe Migracionin prane Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit. Dokumentacionin e nevojshme per aplikim mund ta aksesoni ne linkun ne vijim: https://ealbania.al/eAlbaniaServices. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet