Leje qëndrimi në Shqipëri dhe Shengen

Pershendetje!
A është e mundur që me një leje qëndrimi shqiptare të vizitohen vendet e Bashkimit Evropian pa vizë Shengen? Faleminderit!


Qytetari: V. N. Data: 21 December , 2020, Kategoria: Levizje jashte vendit.

One response to “Leje qëndrimi në Shqipëri dhe Shengen”

  1. 1

    Pershendetje. Regjimi i Marreveshjes Shengen garanton nder te tjera rregulla te perbashketa te vendeve anetare te BE-se lidhur me regjimin e vizave me shtetasit e vendeve te treta, per vizita te shkurtra jo me qellim pune, kontrolle te perbashketa ne kufijte e jashte te Bashkimit, si dhe heqie e kufijve te brendshem. Ne kete kuptim regjimi i posacem per te levizur pa vize nga shtetasit e vendeve te treta, sic eshte rasti i Shqiperise, drejt vendeve te BE-se eshte i garantuar vetem per shtetasit e ketyre vendeve dhe jo per personat e tjere te cilet mund te kene leje te perhershme, apo te perkohshme qendrimi ne keto vende. Kushti thelbesor per te levizur pa vize drejt vendeve te BE-se, per persona qe vijne nga vende si Shqiperia eshte te jene te pajisur me nje pasaporte shqiptare biometrike te vlefshme.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet