Leje ndertimi (mur rrethues)

Pershendetje! Jam nje pensionist qe banoj ne qyetin e Durres. Prej 10-muajsh kam aplikuar per leje ndertimi per mur rrethues. Te gjithe dokumentat kane qene ne perputhje me ligjin. Aplikimin e kam bere ne rruge private permes nje zyre ndertimi. Prej 10 muajsh po me sorrollasin duke me thene here ndodhet dosja ne Tirane here ne Durres. Ju lutem me ndihmoni sesi mund te veproj per zgjidhjen e ketij problemi. Faleminderit


Qytetari: P. H. Data: 28 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Leje ndertimi (mur rrethues)”

  1. Pershendetje. Ligji 107/2014, “Per planifikimin dhe zhvillimin e territorit” percakton mjaft qarte rregullat per miratimin e lejes se ndertimit. Aplikimi për leje ndërtimi duhet të kryhet përmes portalit të Regjistrit të Integruar të Territorit, pra nuk kryhet dorazi, por elektronikisht. Autoriteti përgjegjës, ne kete rast, Bashkia Durres ka detyrimin qe te vendose për lejen e ndërtimit brenda 60 ditëve nga dorëzimi i aplikimit për leje ndërtimi. Në rast se autoriteti përgjegjës nuk merr vendim brenda afatit të mësipërm dhe struktura përgjegjëse e planifikimit pranë autoritetit vendor nuk ka dhënë mendim negativ lidhur me kërkesën, leja e ndërtimit konsiderohet e dhënë në heshtje. Pra juve ose ju eshte dhene nje pergjigje negative, ose leja ju eshte miratuar ne heshtje. Ne KKT (Tirane) cohen vetem ato leje qe jane kompetence per Keshillin Kombetar te Territorit dhe nje mur rrethues, si ne rastin tuaj, nuk eshte ne kompetence te ketij institucioni, kryetari i te cilit eshte Kryeministri.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet