Leje mjedisi tipi C – Lavazh

Pershendetje,

Jam i interesuar per t’u paisur me leje mjedisore të tipit C. Cili institucion eshte pergjegjes per dhenien e sherbimit? Cfare dokumentacioni nevojitet? Ku duhet ta dorezoje dokumentacionin prane bashkise apo QKB-se? Cila eshte procedura administrative qe duhet ndjekur?

A mund ta dorezoje dokumentacionin prane jush dhe procedura e aplikimit te ndiqet nga ana juaj?

Faleminderit


Qytetari: A. S. Data: 13 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

3 responses to “Leje mjedisi tipi C – Lavazh”

  1. 2

    Pershendetje,

    Kërkesa bëhet nga ana juaj prane bashkise/ drejtoria ose sektori i mjedisit dhe turizmit. Më pas, bashkia e përcjell mendimin e vet pranë Agjensisë Kombëtare të Mjedisit.

    Procedura administrative
    Në momentin që një person fizik ose juridik paraqitet pranë Drejtorisë (sektorit) të mjedisit e turizmit të Bashkisë (ose Njësisë Administrative), ose sportelit të shërbimit të integruar me një ndalesë, zyrtari publik i administratës lokale është përgjegjës për plotësimin e formularit në dy kopje.
    Kërkesa për shërbim duhet të jetë e shoqëruar me dokumentacionin përkatës sipas akteve ligjore në fuqi sic jane :
    1- origjinali ose fotokopje e noterizuar e aktit te rregjistrimit te subjektit ne rregjistrin tregtar
    2- Dokumentacionin teknik qe perfshin (pershkrimin e aktivitetit, skica , harta etj)

    Zyra përgjegjëse e Bashkisë merr në shqyrtim kërkesën dhe dokumentacionin shoqërues dorëzuar nga ana juaj. Marrja e vendimit nga zyra përgjegjëse e shërbimit, pas shqyrtimit të dokumentacionit, kryhet brenda 10 (15) ditëve, nga data e paraqitjes së aplikimit nga kërkuesi i shërbimit. Më pas, bashkia e përcjell mendimin e vet pranë Agjensisë Kombëtare të Mjedisit. Ne rast te miratimit te lejes ju keni detyrimin e pagimit te nje tarife vjetore Agjensise Kombetare te Mjedisit.

    —————————–
    Nderkohe nisur nga lloji aktivitetit qe do ushtroni (lavazh), Ju bejme me dije se ne Kuvend po shqyrtohet nje projektligj, i cili ka per qëllim që të lehtësojë personat fizikë/juridikë nga procedurat administrative lidhur me detyrimin për t’u pajisur me leje mjedisi të tipit C për aktivitete që kanë ndikimin të ulët në mjedis, me nivel të shkarkimeve në mjedis gjatë operimit të tyre të pallogaritshëm.

    Sipas ketij projektligji, parashikohet se aktivitetet si, pikat e karburanteve, furra buke, gatimi dhe tregtimi i produkteve ushqimore (restorante), magazinimi frigoriferik, depot farmaceutike, apo larje dhe pastrim mjetesh motorike (lavazhet), nuk kanë më detyrim të pajisen me leje mjedisi.

    Referuar Kalendarit te Punimeve te Kuvendit te Shqiperise, projekligji eshte parashikuar qe te miratohet ne seancen plenare te dt. 30 Prill 2020. Pas miratimit ne kuvend, Ligji do te hyje ne fuqi pas botimit ne fletoren zyrtare, ne menyre qe te zbatohet nga organet shteterore.

    Linku ku mund te aksesoni ndryshimet ligjore qe priten te miratohen ne Kuvend:
    http://www.parlament.al/ProjektLigje/ProjektLigjeDetails/51293
    http://www.parlament.al/Files/KalendariPunimeve/kalendari%2016%20-%2030%20prill%202020.pdf

    Faleminderit,

  2. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje,

    Vete personi i interesuar mund te kryeje veprimet perkatese per marrjen e lejes mjedisore tipi C. Per personat fizik, nese nuk kane mundesi te kryejne vete keto veprime, duhet te leshojne prokure qe keto veprime te kryhen nga nje i trete. Per pesonat juridik keto veprime kryhen nga perfaqesuesi ligjor ose nga nje person i autorizuar nga ai (autorzimi duhet te mbaj vulen e subjektit, emer mbiemer te perfaqesuesit ligjor).
    Duhet te hartoni nje kerkese per paisjen me leje mjedisi tipi C, drejtuar bashkisë/ drejtoria ose sektori i mjedisit dhe turizmit, duke i bashkelidhur edhe dokumentacionin e kerkuar. Më pas, bashkia e përcjell mendimin e vet pranë Agjensisë Kombëtare të Mjedisit.

    Dokumentat e kerkuar jane:
    1. dokumentacioni ligjor, çertifikatë regjistrimi
    dhe ekstrakt i regjistrit (kopje e noterizuar ose origjinali)
    2. dokumentacioni teknik, pershkrimi i aktivitetit, skica, harta etj, vendim i permbledhur (paraprak)per vleresimin ne ndikimin ne mjedis, informacion mbi te dhena te konsultimit me publikun
    3.Faturen e pageses se tarifes se sherbimit per lejen mjedisore

    Vendimi nga Bashkia merret brenda 10-15 dite nga momenti i aplikimit. Faleminderit,

  3. Pershendetje!

    Subjektet tregtar te regjistruar ne formen e personit fizik apo personit juridik, te cilet per arsye te llojit te aktivitetit qe ushtrojne duhet paraprakisht te pajisen me leje mjedisore te tipit C, duhet te ndjekin proceduren si ne vijim:
    1. Te ushtrojne kerkese per tu pajisur me Leje te tipit C prane Drejtorise/Sektorit te Mjedisit dhe Turizmit prane Bashkise ose Njesise Administrative.
    2. Prane ketij insitucioni aplikanti ploteson formularet perkates duke vene ne dispozicion dhe dokumentacionin ligjor perkates te tille si:
    – Dokument mbi statusin ligjor te aplikantit;
    – Dokumenta informacion mbi inpiantin dhe vendin ku do te ushtrohet aktiviteti dhe dokumenta te pronesise ose kontrate qiraje/huaperdorje;
    – Dokumentin e pageses se tarifes per tu pajisur me lejen.
    3. Aplikanti ploteson dhe nje deklarate per vertetesine e informacionit/dokumentacionit te paraqitur.
    4. Kjo drejtori pasi merr ne shqyrtim kerkesen dhe dokumentacionin shoqerues te aplikantit, percjell mendimin/vleresimin e saj prane Agjensise Kombetare te Mjedisit brenda 10 diteve pune.
    Ne perfundim te shqyrtimit te kerkeses dhe dokumentacionit te paraqitur nga aplikanti Agjensia Kombetare e Mjedisit merr vendimin perkates per miratim ose refuzim te Lejes se tipit C. Ky vendim eshte i ankimueshem ne rruge administrative prane Qendres Kombetare te Bisnesit (QKB) persa i takon veprimeve/mosveprimeve te kryera nga Agjensia Kombetare e Mjedisit gjate ketij procesi.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet