Pershendetje, jam nje depo farmaceutike me seli qendrore ne Tirane. Deshiroj te pajisem me leje mjedisore tipi B, per aktivitetin tim. Ju lutem a mund te me tregoni sesi te veproj? Faleminderit,
Qytetari: .
J.Data: 3 December , 2020, Kategoria: Uncategorized.
2 responses to “Leje mjedisi Tipi B -Depo Farmaceutike”
Përsa i përket pajisjes me licencë për leje mjedisore e tipit B, ju mund të aplikoni edhe pranë platformës e-Albania. Në platformën elektronike e-Albania përcaktohet dokumentacioni dhe procedura për tu pajisur me licencë për leje mjedisore e tipit B.
Dokumentat e nevojshme që duhet të disponoj aplikanti janë:
1. Formularin informues për pajisje me leje mjedisi të tipit B
2. Mandat pagesën për tarifën përkatëse për lejen e mjedisit të tipit B
3. Raportin mbi sigurinë, në përputhje me legjislacionin në fuqi për parandalimin e rreziqeve nga aksidentet madhore, kur kërkohet.
4. Çdo informacion tjetër që kërkuesi i lejes kërkon të merret parasysh gjatë shqyrtimit të aplikimit
5. Relacionin rreth dëgjesës me publikun, sipas përcaktimit në pikën 13 të kreut V të VKM Nr. 419, date 25.06.2014, te ndryshuar.
6. Autorizim/Prokurë
Shërbimi ofron mundësinë e ngarkimit të dy llojeve të dokumenteve:
– Dokumente origjinale të skanuara nga aplikanti, të cilat nevojiten të dorëzohen origjinale pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) pasi është kryer aplikimi online.
– Dokumente me nënshkrim elektronik, të cilat nuk duhet të dorëzohen pranë QKB-së. Për të marrë dokumente me nënshkrim elektronik, aplikanti duhet t’i kërkojë punonjësit të institucionit që gjeneron dokumentin që ta ngarkojë atë të nënshkruar elektronikisht në sistemin e AMS-së (Application Management System).
Pas ngarkimit nga punonjësi i institucionit, aplikanti mund ta shkarkojë dokumentin e nënshkruar elektronikisht te “Hapësira ime”, në seksionin “Dokumentet e mia” tek e-albania. Nëse aplikimi për licencën e kërkuar aprovohet, aplikantit do t’i shfaqet licenca në profilin e tij tek e-Albania, në seksionin “Dokumentet e mia” te “Hapësira ime”. Gjithashtu aplikanti mund të tërheqë dokumentin e licencës në sportel. Në rast mosaprovimi të dokumenteve apo licencës, aplikanti do të njoftohet me anë të e-mail-it edhe mbi arsyen e mosaprovimit.
Vendimi Nr. 419, datë 25.6.2014 “Për miratimin e kërkesave të posaçme për shqyrtimin e kërkesave për leje mjedisi të tipave A, B dhe C, për transferimin e lejeve nga një subjekt te tjetri, të kushteve për lejet respektive të mjedisit, si dhe rregullave të hollësishme për shqyrtimin e tyre nga autoritetet kompetente deri në lëshimin e këtyre lejeve nga QKB-ja” i ndryshuar, përcakton se:
Kërkuesi që aplikon pranë QKB-së për pajisjen me leje mjedisi të tipit B duhet të dorëzojë këto dokumente:
a) Formularin informues për pajisje me leje mjedisi të tipit B, sipas shtojcës 2, bashkëlidhur këtij vendimi;
b) Mandatpagesën për tarifën përkatëse për lejen e mjedisit të tipit B, sipas nenit 25 të ligjit nr.10448, datë 14.7.2011, “Për lejet e mjedisit”;
c)Çdo informacion tjetër që kërkuesi i lejes kërkon të merret parasysh gjatë shqyrtimit të aplikimit;
ç) Kopjen e vendimit të AKM-së për VNM-në paraprake ose kopje të deklaratës së ministrit për VNM-në e thelluar, të shoqëruar me raportin paraprak ose të thelluar të VNM-së, në rastet kur për instalimin është kryer procedura e vlerësimit të ndikimit në mjedis, sipas përcaktimit në ligjin nr. 10440, datë 7.7.2011, “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”.
d) Raportin mbi sigurinë, në përputhje me legjislacionin në fuqi për parandalimin e rreziqeve nga aksidentet madhore, kur kërkohet.
dh) Relacionin rreth dëgjesës me publikun, sipas përcaktimit në pikën 13 të kreut V të këtij vendimi.
Për më tepër informacion, ju mund t’i referoheni legjislacionit te sipërcituar VKM nr. 419, datë 25.6.2014 (ndryshuar me VKM nr. 97, date 14.02.2018), te cilin e gjeni te botuar ne Fletoren Zyrtare nr. 105, date 25.06.2014 (ndersa ndryshimet jane botuar ne Fletoren Zyrtare nr. 22, date 14.02.2018). https://qbz.gov.al/. Faleminderit,
Përshëndetje!
Përsa i përket pajisjes me licencë për leje mjedisore e tipit B, ju mund të aplikoni edhe pranë platformës e-Albania. Në platformën elektronike e-Albania përcaktohet dokumentacioni dhe procedura për tu pajisur me licencë për leje mjedisore e tipit B.
Dokumentat e nevojshme që duhet të disponoj aplikanti janë:
1. Formularin informues për pajisje me leje mjedisi të tipit B
2. Mandat pagesën për tarifën përkatëse për lejen e mjedisit të tipit B
3. Raportin mbi sigurinë, në përputhje me legjislacionin në fuqi për parandalimin e rreziqeve nga aksidentet madhore, kur kërkohet.
4. Çdo informacion tjetër që kërkuesi i lejes kërkon të merret parasysh gjatë shqyrtimit të aplikimit
5. Relacionin rreth dëgjesës me publikun, sipas përcaktimit në pikën 13 të kreut V të VKM Nr. 419, date 25.06.2014, te ndryshuar.
6. Autorizim/Prokurë
Shërbimi ofron mundësinë e ngarkimit të dy llojeve të dokumenteve:
– Dokumente origjinale të skanuara nga aplikanti, të cilat nevojiten të dorëzohen origjinale pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) pasi është kryer aplikimi online.
– Dokumente me nënshkrim elektronik, të cilat nuk duhet të dorëzohen pranë QKB-së. Për të marrë dokumente me nënshkrim elektronik, aplikanti duhet t’i kërkojë punonjësit të institucionit që gjeneron dokumentin që ta ngarkojë atë të nënshkruar elektronikisht në sistemin e AMS-së (Application Management System).
Pas ngarkimit nga punonjësi i institucionit, aplikanti mund ta shkarkojë dokumentin e nënshkruar elektronikisht te “Hapësira ime”, në seksionin “Dokumentet e mia” tek e-albania. Nëse aplikimi për licencën e kërkuar aprovohet, aplikantit do t’i shfaqet licenca në profilin e tij tek e-Albania, në seksionin “Dokumentet e mia” te “Hapësira ime”. Gjithashtu aplikanti mund të tërheqë dokumentin e licencës në sportel. Në rast mosaprovimi të dokumenteve apo licencës, aplikanti do të njoftohet me anë të e-mail-it edhe mbi arsyen e mosaprovimit.
Për më tepër informacion rreth procedurës se aplikimit online, ju lutem aksesoni linkun:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9749. Faleminderit
Pershendetje!
Vendimi Nr. 419, datë 25.6.2014 “Për miratimin e kërkesave të posaçme për shqyrtimin e kërkesave për leje mjedisi të tipave A, B dhe C, për transferimin e lejeve nga një subjekt te tjetri, të kushteve për lejet respektive të mjedisit, si dhe rregullave të hollësishme për shqyrtimin e tyre nga autoritetet kompetente deri në lëshimin e këtyre lejeve nga QKB-ja” i ndryshuar, përcakton se:
Kërkuesi që aplikon pranë QKB-së për pajisjen me leje mjedisi të tipit B duhet të dorëzojë këto dokumente:
a) Formularin informues për pajisje me leje mjedisi të tipit B, sipas shtojcës 2, bashkëlidhur këtij vendimi;
b) Mandatpagesën për tarifën përkatëse për lejen e mjedisit të tipit B, sipas nenit 25 të ligjit nr.10448, datë 14.7.2011, “Për lejet e mjedisit”;
c)Çdo informacion tjetër që kërkuesi i lejes kërkon të merret parasysh gjatë shqyrtimit të aplikimit;
ç) Kopjen e vendimit të AKM-së për VNM-në paraprake ose kopje të deklaratës së ministrit për VNM-në e thelluar, të shoqëruar me raportin paraprak ose të thelluar të VNM-së, në rastet kur për instalimin është kryer procedura e vlerësimit të ndikimit në mjedis, sipas përcaktimit në ligjin nr. 10440, datë 7.7.2011, “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”.
d) Raportin mbi sigurinë, në përputhje me legjislacionin në fuqi për parandalimin e rreziqeve nga aksidentet madhore, kur kërkohet.
dh) Relacionin rreth dëgjesës me publikun, sipas përcaktimit në pikën 13 të kreut V të këtij vendimi.
Për më tepër informacion, ju mund t’i referoheni legjislacionit te sipërcituar VKM nr. 419, datë 25.6.2014 (ndryshuar me VKM nr. 97, date 14.02.2018), te cilin e gjeni te botuar ne Fletoren Zyrtare nr. 105, date 25.06.2014 (ndersa ndryshimet jane botuar ne Fletoren Zyrtare nr. 22, date 14.02.2018).
https://qbz.gov.al/. Faleminderit,