Leje martese shqiptare per ne Bullgari

Pershendetje,

Cifti i perbere nga shtetasi shqiptar dhe shtetasja bullgare gjenden ne Bullgari aktualisht. Per te bere celebrim ne Bullgari i kerkohet leje martese shtetasit shqiptar. Shtetasi shqiptar ka edhe rezidence italiane (jo pasaporte), por nuk punon dot ne Bullgari me dokumentat e rezidences italiane.

Nese nje familjar i shqiptarit nxjerr prokure perfaqesimi qe te terheqe lejen e marteses per personin shqiptar ne bullgari, cilat jane veshtiresite ligjore?  dhe a eshte me kollaj te vije shtetasi shqiptar nga Bullgaria?  Per arsye te kufizimeve te levizjeve ne dogana per situaten COVID po dalin keto pyetje dhe pengesa.

Faleminderit


Qytetari: e. b. Data: 10 July , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Leje martese shqiptare per ne Bullgari”

  1. Pershendetje

    Lidhur me procedurat per lejen e marteses se shtetasve shqiptare me shtetas te huaj, mund te adresoheni edhe prane Konsullates shqiptare ne Sofje. Prane kesaj konsullate, pasi te dorezoni dokumentacionin e kerkuar, mund te hartoni edhe prokuren perkatese per personin qe do te autorizoni qe te beje kerkesen per shpalljen e marteses prane zyres perkatese te gjendjes civile.
    Prokura mund te hartohet edhe prane nje noteri publik ne Bullgari dhe pasi te pajiset me vule Apostille, te dergohet ne Shqiperi, ku duhet te perkthehet dhe noterizohet. Prokura e leshuar ne konsullaten shqiptare, nuk ka nevoje t’i nenshtrohet kesaj procedure. Rreziku i vetem ligjor ne kete rast eshte koha.
    I takon vete personit te vendosni se cilen prej rrugeve do te ndjeke, duke ardhur vete ne Shqiperi, apo duke caktuar nje perfaqesues me prokure.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet