Pershendetje!
Ju lutem me sqaroni sa me poshte:
Nje studente shtatezane i bie te linde ne fillim te muajit Tetor 2023, periudhe e cila perkon me fillimin e vitit akademik.
– A perfiton pagese per leje lindje ?
– A perfiton leje nga universiteti dhe cfare procedure duhet te ndjeke per ta marre ate?
Faleminderit!
One Response
Përshëndetje,
Jo pagesë nga barrëlindja nuk mund të përfitoni pasi sipas ligjit nr. 7703/1993 ajo i atribuohet vetëm personave të cilët janë ekonomiksht aktiv dhe të punësuar. Nëse jeni e punësuar ose keni sigurimi shoqëror vullnetar si dhe plotësoni kushtet ligjore, mund ta përfitoni.
Përsa i përket lejes nga universiteti, në asnjë akt ligjor apo nënligjor nuk parashikohet përfitimi i lejes nga institucionet e arsimit të lartë për efekt të barrëlindjes. Mund të konsultohenidhe me universitetin ku kryeni studimet nëse kanë ndonjë parashikim përjashtues në rregulloren e tyre.
Faleminderit.