Do marr lejen e lindjes edhe dua te di si behet llogaritja e lejes se lindjes kur je e dypunesuar? Kush e ben llogaritjen cdo punedhenes? Apo behet pagesa duke u bazuar mbi pagen e punes kryesore?
Përshëndetje,
Në nenin 27 të Ligjit Nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë” (i përditësuar), përcaktohet se: “E ardhura për barrëlindje i paguhet gruas së siguruar për barrën dhe lindjen e fëmijës, kur ajo ka 12 muaj periudhë sigurimi, për çdo rast përfitimi.”, mjafton që të jeni 12 muaj e siguruar (me apo pa ndërprerje), për të përfituar leje lindje.
Të ardhurat që do të përfitoni për barrëlindje janë:
a)80 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të dymbëdhjetë muajve të fundit nga data e lindjes të së drejtës për pagesë për periudhën e paralindjes dhe për 150 ditë kalendarike pas lindjes;
b)50 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të dymbëdhjetë muajve të fundit nga data e lindjes së të drejtës për pagesë për periudhën tjetër në vazhdim.
One Response

Faleminderit!