Pershendetje,
Kam ne total 4 vite pune e siguruar pa nderprerje, por nje muaj para lindje u shkeputa nga puna. Dua te di nese me takon leja e lindjes? Nese po, a duhet ta bej dorezimin e dokumentave personalisht? Faleminderit,
You must be logged in to post a comment.
Përshëndetje!
Ne vijim te pergjigjes se koleges ,
Neni 27 i Ligjit Nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë” (i përditësuar), përcakton: “E ardhura për barrëlindje i paguhet gruas së siguruar për barrën dhe lindjen e fëmijës, kur ajo ka 12 muaj periudhë sigurimi, për çdo rast përfitimi.”
Përsa i përket pyetjes suaj, ligji nuk ka te përcaktuar shprehimisht që sigurimet duhet të jenë 12 muajt e fundit pa ndërprerje dhe nisur nga kjo vleresoj se mjafton që të jeni 12 muaj e siguruar (me apo pa ndërprerje).
Fraza “Per cdo periudhe sigurimi” nenkupton qe per cdo lindje, gruaja te kete 12 muaj sigurimi. Ne rast te nje lindje te dyte, 12 muaj e sigurimi te konsumuara me lindjen e pare nuk mund te riperdoren, pra duhet nje periudhe punesimi 12 mujore tjeter per te perfituar ne lindjen e dyte.
Aplikimin mund ta beni nepermjet portalit e-Albania ne linkun https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=10060 , ose mund te paraqiteni prane zyrave te Adisa ne qytetin ku ju banoni.
Faleminderit
Pershendetje,
Ligji per “Per sigurimet shoqerore”, i ndryshuar, parashikon ne piken 1 te nenit 27 te tij se: “E ardhura për barrëlindje i paguhet gruas së siguruar për barrën dhe lindjen e fëmijës, kur ajo ka 12 muaj periudhë sigurimi, për çdo rast përfitimi. Përjashtohet nga rregulli për periudhën e sigurimit rasti kur e drejta e pagesës për barrëlindjen e radhës ndodh brenda 24 muajve nga data e lindjes së fëmijës së mëparshëm”
Nga sa me siper ligji parashikon nje periudhe minimale prej 12 muaj sigurime me qellim perfitimin nga skema e barrelindjes. Nga sa parashtroni, ju keni 4 vite pune te pandreprere dhe llogaritja e pageses se barrelindjes do te behet duke bazuar tek pagesa e 12 muajve te fundit nga momenti i lindjes se te drejtes per kete lloj pagese.
Dorezimi i dokumentacionit te nevojshem do te kryehet nga punonjesi i finances se subjektit ku ju jeni punesuar se fundmi. Per nje sqarim me te detajuar ne vijim gjeni linkun http://www.issh.gov.al/?page_id=61
Faleminderit