Kushtet per perfitimin e lejes se lindjes

Pershendetje,

Doja te pyesja qe kerkesa ligjore per 12 muaj sigurime per perfitimin e lejes se lindjes nenkupton qe keto sigurime duhet te jene pa nderprerje gjate 12 muajve te fundit (pra pergjate vitit 2019, 2020) apo mjaftojne 12 muaj sigurime te paguara per gjate gjithe jetes tende? Kam pyetur dhe disa me thone per variantin e pare dhe disa per te dytin.  Faleminderit,


Qytetari: L. L. Data: 21 December , 2020, Kategoria: Sigurimet shoqerore.

2 responses to “Kushtet per perfitimin e lejes se lindjes”

  1. Pershendetje,

    Ligji nr. 7703/1993 “Per sigurimet shoqerore me RSH” i perditesuar, ne nenin 27, pika 1 percakton:
    “E ardhura për barrëlindje i paguhet gruas së siguruar për barrën dhe lindjen e fëmijës, kur ajo ka 12 muaj periudhë sigurimi, për çdo rast përfitimi…”

    Ne intepretim te dispozites se mesiperme dhe nisur nga zbatimi i saj ne praktike, une vleresoj se eshte e nevojshme qe ne 12 muajt e fundit, punedhenesi juaj te kete derdhur kontributet shoqerore dhe shendetesore ne menyre qe te perfitoni leje lindje.

    Nisur nga fakti se qendrimi im dhe i koleges jane te ndryshem, ju orientoj qe t’i drejtoheni ISSH-se per nje konfirmim te sakte ne lidhje me intepretimin dhe zbatimin ne praktike te dispozites se mesiperme ligjore. Faleminderit

  2. Përshëndetje!

    Neni 27 i Ligjit Nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë” (i përditësuar), përcakton: “E ardhura për barrëlindje i paguhet gruas së siguruar për barrën dhe lindjen e fëmijës, kur ajo ka 12 muaj periudhë sigurimi, për çdo rast përfitimi.”

    Përsa i përket pyetjes suaj, ligji nuk ka te përcaktuar shprehimisht që sigurimet duhet të jenë 12 muajt e fundit pa ndërprerje dhe nisur nga kjo vleresoj se mjafton që të jeni 12 muaj e siguruar (me apo pa ndërprerje).

    Fraza “Per cdo periudhe sigurimi” nenkupton qe per cdo lindje, gruaja te kete 12 muaj sigurimi. Ne rast te nje lindje te dyte, 12 muaj e sigurimi te konsumuara me lindjen e pare nuk mund te riperdoren, pra duhet nje periudhe punesimi 12 mujore tjeter per te perfituar ne lindjen e dyte.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet