Leje lindje

Pershendetje,

Une kam qene e siguruar ne nje subjekt nga shtatori 2019 deri ne shkurt te vitit 2020. Pronari ka bere vetem deklarimet, por nuk ka bere pagesen e kontributeve. Ne mars biznesi u mbyll per shkak te Covid dhe une kam qene pa pune deri ne shtator. Ne tetor kam filluar pune serish dhe ku vazhdoj akoma. Doja te dija nese mund ta perfitoje lejen e lindjen me keto shkeputje? Po pagesen e kontributeve qe nuk jane bere, a mund t’i bej vete ne menyre qe te perfitoje leje lindje? Faleminderit,


Qytetari: I. B. Data: 19 December , 2020, Kategoria: Sigurimet shoqerore.

One response to “Leje lindje”

  1. Pershendetje,

    Ligji nr. 7703/1993 “Per sigurimet shoqerore me RSH” i perditesuar, ne nenin 27, pika 1 percakton:
    “E ardhura për barrëlindje i paguhet gruas së siguruar për barrën dhe lindjen e fëmijës, kur ajo ka 12 muaj periudhë sigurimi, për çdo rast përfitimi. Përjashtohet nga rregulli për periudhën e sigurimit rasti kur e drejta e pagesës për barrëlindjen e radhës ndodh brenda 24 muajve nga data e lindjes së fëmijës së mëparshëm”.
    Pra, qe ju te perfitoni leje lindje duhet te keni 12 muaj sigurimi. Pra, pervec deklarimeve eshte e nevojshme qe ne 12 muajt e fundit punedhenesi juaj te kete derdhur kontributet shoqerore dhe shendetesore.
    Ne lidhje me pyetjen tuaj nese ju mund t’i paguani vete kontributet per periudhen qe nuk jane paguar, ju bejme me dije se ju mund t’i paguani vullnetarisht ato dhe kontributet e paguara per periudhen e pambuluar vlejne per efekt pensioni dhe jo per perfitimin e lejes se lindjes. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet