Leje lindje

Pershendetje,

Kam 2 muaj qe jam shtatzane dhe jam e siguruar. Para ketyre 2 muajve kam patur nje shkeputje nga puna per nje periudhe 1 vjecare. Por para kesaj mund te kem me shume se 5 vite e siguruar. Doja te dija nese me penalizon periudha e shkeputjes per te pefituar lejen e lindjes? Faleminderit,


Qytetari: g. m. Data: 16 December , 2020, Kategoria: Sigurimet shoqerore.

One response to “Leje lindje”

  1. Pershendetje,

    Ligji nr. 7703/1993 “Per sigurimet shoqerore me RSH” i perditesuar, ne nenin 27, pika 1 percakton:
    “E ardhura për barrëlindje i paguhet gruas së siguruar për barrën dhe lindjen e fëmijës, kur ajo ka 12 muaj periudhë sigurimi, për çdo rast përfitimi. Përjashtohet nga rregulli për periudhën e sigurimit rasti kur e drejta e pagesës për barrëlindjen e radhës ndodh brenda 24 muajve nga data e lindjes së fëmijës së mëparshëm”.
    Pra, qe ju te perfitoni leje lindje duhet te keni 12 muaj sigurimi. Pjesa qe ju referoni se keni mbi 5 vite sigurime ne nje periudhe te meparshme, ne interpretim te dispozites se mesiperme vleresoj se nuk vlen per kete rast, pasi keni nje pauze prej 1 viti. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet