Leje lindje

Pershendetje! Kam lindur ne daten 9 Maj 2020, raporti qe marre nga sigurimet deri ne daten 9 Gusht 2020 me eshte llogaritur me 80%, ndersa raporti i dates 9 Shtator me 50%. A eshte llogaritur sakte? Bashkangjitur ju kam deruar dhe kontributet per 12 muajt e fundit te punes ku nga periudh DHjetor 2019-Prill 2020 kam qene me kohe te plote e siguruar edhe te subjekti me NIPT L01509027F, per bazen e vleresuar a duhet te llogaritet edhe paga ne punen e dyte? Gjithe te mirat.


Qytetari: S. M. Data: 16 December , 2020, Kategoria: Sigurimet shoqerore.

One response to “Leje lindje”

  1. Pershendetje. Mbi bazen e ligjit per sigurimet shoqerore, pagesa per lejen e lindjes eshte 80% e pages neto per gjashte muajt e pare dhe 50% e pages neto per pjesen tjeter. Me konkretisht ligji shprehet ne kete forme lidhur me perfitimin e lejes per barre lindje:
    a)80 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të dymbëdhjetë muajve të fundit nga data e lindjes të së drejtës për pagesë për periudhën e paralindjes dhe për 150 ditë kalendarike pas lindjes;

    b)50 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të dymbëdhjetë muajve të fundit nga data e lindjes së të drejtës për pagesë për periudhën tjetër në vazhdim.

    Nisur nga sa me siper, llogaritja duhet t’ju behet mbi bazen e te dyja pagave qe ju keni pasur.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet