Përshëndetje!
Kam marrë raportin e paralindjes nga spitali. Ka kohë që kam lënë punën dhe punonjësi i financës të subjektit ku kam punuar së fundmi nuk përgjigjet në lidhje me raportin, pasi theksoj se ka kohë që nuk punoj aty. Pyetja ime është që si duhet të veproj unë tani për të marrë pagesën e raportit.
One Response
Përshëndetje,
Aplikimet në e-Albania bëhen nga ana e punëdhënësit tuaj. Proceduralisht duhet të depozitoni raportin e paralindjes tek punëdhënësi juaj dhe ai bën aplikimin.
Faleminderit!