Përshëndetje
Kam marrë raportin për paralindjen tek spitali. Ka kohë që e kam lënë punën dhe normalisht punonjësi i financës tek subjekti ku kam punuar për herë të fundit, nuk përgjigjet në lidhje me raportin. Doja të dija si duhet të procedoj që të marr pagesën e raportit? Sigurimet shoqërore më kan përmendur një aplikim te ealbania nga ana ime, por konkretisht nuk e di për çfarë do aplikoj.
One Response
Përshëndetje,
Aplikimet në e-Albania bëhen nga ana e punëdhënësit tuaj. Proceduralisht duhet të depozitoni raportin e paralindjes tek punëdhënësi juaj dhe ai bën aplikimin.
Faleminderit!