Leje Lindje

Pershendetje,

Kam punuar prej 4 vitesh e gjysem ne nje x kompani. Ne muajin qershor ngela shtatzene dhe u shkeputa nga puna ne muajin pasardhes. Dmth une ne shtatzani kam vetem nje muaj te paguar. A duhet qe te paguaj edhe sigurime te tjera qe te perfitoj pagen pas lindjes? Faleminderit paraprakisht.


Qytetari: V. S. Data: 16 September , 2020, Kategoria: Pune.

One response to “Leje Lindje”

  1. Pershendetje,
    Neni 27 i ligjit “Per sigurimet Shoqerore ne RSH” i ndryshuar, percakton se “E Ardhura per barrelindje i paguhet gruas se siguruar per barren dhe lindjen e femijes, kur ajo ka 12 muaj sigurimi, per cdo rast perfitimi”. Ne kete kuptim ju jeni perfituese e te ardhures per barrelindje, pavaresisht periudhes se periudha e sigurimit eshte nderprere ne nje moment te meparshem nga ai i lindjes se femijes.
    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet