Pershendetje,
Do doja te pyesja nese mund ta perfitoje bashkeshortja lejen e lindjes te femijes te dyte? Bashkeshortja ka qene e siguruar dhe e ka perfituar lejen e femijes se pare dhe eshte brenda lejes se pare. Femije i pare eshte 9 muajsh dhe bashkeshortja eshte serish shtatzene 4 muajshe. Faleminderit,
You must be logged in to post a comment.
Përshëndetje!
Neni 27 i Ligjit Nr. 7703, datë 11.05.1993 “Per sigurimet shoqerore ne RSH” , përcakton:
“1.E ardhura për barrëlindje i paguhet gruas së siguruar për barrën dhe lindjen e fëmijës, kur ajo ka 12 muaj periudhë sigurimi, për çdo rast përfitimi. Përjashtohet nga rregulli për periudhën e sigurimit rasti kur e drejta e pagesës për barrëlindjen e radhës ndodh brenda 24 muajve nga data e lindjes së fëmijës së mëparshëm;”.
Sa më sipër, vleresoj se bashkëshortja është përfituese e të ardhurave për barrëlindje edhe për shtatzaninë e dytë. Faleminderit