Leje legalizimit

Pershendetje,

Si procedohet kur ne lejen e legalizimit eshte shkruar me pak siperfaqe toke sesa kemi ne zoterim, sepse punonjesja e 20 viteve me pare kur e ka shkruar ka thene qe do te shkruaj 300 metra qe mos te paguash shume takse dhe ne tani e kuptuam ,,, a mund te behet ankese per korrigjim te siperfaqes? Faleminderit,


Qytetari: S. G. Data: 21 July , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Leje legalizimit”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje,

    Mbeshtetur ne pike 3/a te nenit 22, te ligjit nr. 20/2020 “Per perfundimin e proceseve kalimtare te titujve te pronesise ne RSH”, parashikohet se “në rastin e ndërtimeve pa leje, me funksion banimi, si rregull, sipërfaqja e parcelës ndërtimore, për të cilën kalohet e drejta e pronësisë, mund të jetë deri në masën e trefishit të bazës së ndërtimit, por, në çdo rast, jo më e madhe se 500 m²”. Ne cdo rast, siperfaqja e parcelës ndërtimore nuk mund te jete mbi normën e lejuar ligjore prej 500m2, në respektim të kërkesave ligjore.

    Ne lidhje me siperfaqen shtese te parceles ndertimore qe posedoni dhe qe kerkoni te kalohet ne pronesine tuaj, ju mund te depozitoni nje kerkese me shkrim, prane Agjensise Shteterore te Kadastres (Drejtorine Vendore te ASHK-se se qytetit ku banoni), duke kerkuar blerjen e kesaj siperfaqeje permes pageses se çmimit të përcaktuar në hartën e vlerës së prones, sipas percaktimeve ligjore ne fuqi.

    Per me shume detaje, mund t’i referoheni Ligjit 20/2020 “Per perfundimin e proceseve kalimtare te pronesise ne R.Sh”, konkretisht nenit 22 e ne vijim, te cilin mund ta aksesoni ne linkun e meposhtem: https://qbz.gov.al/eli/ligj/2020/03/05/20/3f807e17-b5c9-4316-8e51-0b156847d15d

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet