Leje kalimi per te mitur

Pershendetje!
Doja t’ju pyesja nese nje nene e padivorcuar deshiron te largohet nga vendi ku jeton me 2 femije te mitur, a do te dale ndonje problem? Faleminderit,


Qytetari: L. A. Data: 23 February , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Leje kalimi per te mitur”

  1. 1

    Pershendetje,
    Ne menyre qe njeri prej prinderve te kete mundesine te udhetoje me femijen e tij, jashte kufijve te vendit, eshte e domosdoshme marrja e autorizimit edhe nga prindi tjeter. Ne rast pamundesie ose refuzimi nga prindi tjeter, atehere mund t’i drejtoheni gjykates. Duhet te mbani ne konsiderate qe ne te gjitha rastet, edhe pse ju i drejtoheni gjykates, ky autorizim nuk jepet automatikisht, por ju duhet te provoni se levizja juaj se bashku me femijet jashte vendit behet per interesin me te larte te femijeve, duke garantuar sigurine e tyre. Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet