Pershendetje,
Ne lidhje me aplikimet e fundit ne e-Albania per leje levizje pertej fashes se lejuar (22:00-6:00), kur kjo levizje eshte per nevoja te shoqerise, keto aplikime duhet te behen nga kompania per te gjithe punonjesit apo duhet vete punonjesit te aplikojne individualisht? Faleminderit,
You must be logged in to post a comment.
Pershendetje,
Ne mbeshtetje te Urdhrit te Ministrise se Shendetesise dhe Mbrojtejs Social nr. 616, date 09.11.2020, pika 2 dhe 3 parashikon se: “Perjashtim nga kufizimi i levizjes ne fashen orare 22.00-06.00, behet per personat te cilet duhet te levizin per emergjenca shendetesore, motive pune apo arsye te domosdoshme pajisen me autorizim permes portalit e-Albania. Personeli i shendetesise, punonjesit e strukturave te sherbimeve kritike, perjashtohen nga rregulli i aplikimit ne portalin e-albania, duke patur dokumentacionin qe verteton punesimin prane institucionit.”
Faleminderit
Pershendetje,
Në zbatim të Urdhrit nr. 616, datë 9.11.2020 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale “Për kufizimin e lëvizjes brenda vendit”, bizneset mund të aplikojnë online ne portalin e-Albania për t’u pajisur me leje qarkullimi për transportin e punonjësve të deklaruar ose ofrimin e shërbimeve të tyre.
– “Leje për transport për stafin” mundëson marrjen e lejes javore nga subjekti për qarkullimin e një ose më shumë automjeteve për kryerjen e transportit të punonjësve për përshkimin e itinerarit: Shtëpi-Punë-Shtëpi. Personeli që do të transportohet me këto mjete, duhet të jetë i punësuar pranë subjektit aplikues dhe duhet të jetë i pajisur edhe me leje pune individuale.
– “Leje për qarkullim për shërbimet e subjekteve” mundëson pajisjen me leje pa limit për subjektet të cilët mund të autorizojnë punonjësit e tyre për të lëvizur me qëllim ofrimin e shërbimeve të subjektit 24 orë në 24 duke specifikuar edhe arsyen përkatëse të lëvizjes si: shërbime delivery, shpërndarje malli, ruajtje objektesh etj.
Faleminderit,