leje apo Deklarate punimesh per materiale te cmontueshme kur objekti nuk ka perfunduar?

Pershendetje,
Kemi leje ndertimi dhe miratim per fillim punimesh per objekt “magazine bujqesore” Objekti eshte ne punim e siper por nderkohe ne kete objekt provizorisht duam te vendosim disa struktura te cmontueshme tilla si strehe pa kollona dhe pa themel, salle teknike pa themele por me panel dhe ndarje nderkati me strukture metalike. Keto punime jane te nevojshme provizorisht pasi me tej duke qene se do te aplikojne per shtese objekti, nuk do nevojiten me dhe do te cmontohen. Duam te dijme keto punime mund ti bejme me deklarate punimesh edhe pse Objekti nuk ka perfunduar? Kjo pasi edhe vet ligji nuk e percakton ?

Qytetari: E.B.
Data: 17 Gusht 2022, Kategoria: Procedura administrative

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Pershendetje,

    Ju informojme se ne bazë të Ligjit nr. 107/2014 “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit” i ndryshuar dhe akteve nënligjore në zbatim të tij, vleresoje se duhet te pajiseni me deklarate praraprake punimesh.

    Dokumentet që duhet të depozitojë personi i interesuar për njoftimin e deklaratës paraprake për kryerje punimesh, janë:
    – Formulari i deklaratës (sipas VKM nr.408) dhe formatit të përcaktuar në sistemin elektronik të lejeve, dhe, sipas rastit:
    – Dokumenti që vërteton pronësinë e tij apo të drejta të ligjshme për pasuri private ose publike, për strukturën që ka në përdorim, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
    – Projekti teknik i realizimit të punimeve, i firmosur nga projektues të licencuar.

    Hapat e procedurës:
    – Dorëzimi i deklaratës paraprake për kryerje punimesh paraqitet për shqyrtim nëpërmjet sistemit elektronik të lejeve, i cili mundëson edhe ngarkimin, lehtësisht, të dokumentacionit shoqërues të saj.
    – Autoriteti vendor përgjegjës kryen verifikimet e nevojshme, brenda 5 ditëve nga data e dorëzimit të saj.
    – Në rast konstatimi të mosrespektimit të kushteve dhe kërkesave ligjore që rregullojnë deklaratën paraprake të punimeve, autoriteti vendor përgjegjës e kundërshton atë me vendim të arsyetuar.
    – Në mungesë të përgjigjes brenda afatit 5-ditor, konfirmimi konsiderohet i dhënë në heshtje dhe sistemi gjeneron aktin përkatës dhe njofton deklaruesin për mundësinë e fillimit të punimeve.

    Po ju vendosim ne dispozicion linkun me informacionet e nevojshme
    https://planifikimi.gov.al/index.php?id=procedura

    Faleminderit!

Lini një Përgjigje