Leja vjetore

Pershendetje ,

Jam e punesuar prej 1 viti si shitese ne nje furre buke dhe e siguruar prej 1 viti. Pyetjet e mia jane si me poshte:
1 – A mundet une qe te marr 1 jave ose 2 jave leje?
2 – A do paguhem une per keto jave?
3 – A do marri punedhenesi nga shteti (sigurimet shoqerore) pagen time per keto jave apo me paguan pronari nga xhepi vet?

Faleminderit


Qytetari: B. H. Data: 29 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Leja vjetore”

  1. 1

    Pershendetje. Lidhur me pyetjet e shtruara.
    1 – A mundet une qe te mar 1 jave ose 2 jave leje?
    Ne zbatim te Kodit te Punes, persa kohe ju keni nje vit pune te plote, ju takon leja vjetore e plote, e cila eshte 22 dite pune, pra pa te shtune dhe te diel. Kjo leje mund te behet e plote, ose e ndare, varet se si ju bini dakord me punedhenesin tuaj. Ne cdo rast, ai duhet te marre dakordesine tuaj per caktimin e grafikut te lejes vjetore.
    2 – A do paguhem une per keto jave?
    Leja vjetore eshte me te drejte page. Ju paguheni me te njejten page qe keni gjate punes.
    3 – A do mari punedhensi nga shteti (sigurimet shoqerore) pagen time per keto jave apo me paguan pronari nga xhepi vet?
    Pagesa per lejen vjetore nuk behet nga sigurimet shoqerore, por nga vete punedhenesi.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet