Leja vjetore dhe leja e barrelindjes

Pershendetje! Prej 6 muajsh perfitoj lejen e lindjes, te cilen e perfundoj ne korrik 2021. Cfare ndodh me pushimet e mbartura te vitit 2020? Digjen ne fund te marsit 2021 apo mund t’i mbart edhe me vone? Faleminderit,


Qytetari: A. A. Data: 8 January , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Leja vjetore dhe leja e barrelindjes”

  1. Pershendetje

    Periudha e raportit te paaftesise se perkohshme per pune konsiderohen si periudhe vjetersie ne pune dhe per te llogaritur lejen vjetore qe i takon punemarresit llogariten njesoj si ditet e punes (Neni 92, pika 3 e Kodit te Punes). Pra, punemarresi qe eshte me raport leje lindje, ka te drejte qe te kerkoje qe kjo periudhe t’i perfshihet ne llogaritjen e lejes vjetore per periudhen perkatese.
    Pushimi vjetor shtyhet kur punëmarrësi, gjatë periudhës së këtij pushimi, ka qenë i shtruar në spital ose ka qëndruar në shtëpi, për shkak sëmundjeje ose aksidenti, të vërtetuar me raport mjekësor. Pra, vleresoj se me perfundimin e lejes se lindjes, ju mund te kerkoni lejen tuaj vjetore. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet