Jemi ne kushtet kur nje punonjes i ndermarrjes tone (shteterore) ka shkeputur marredheniet e punes ne menyre te menjehereshme me daten 16 shtator 2020 dhe ka filluar pune ne nje institucion tjeter shtetror me daten 17 shtator 2020. Si trajtohet leja e pushimit vjetor te paguar dhe a perfiton shperblime te tjera punonjesi i larguar me kerkesen e tij?
Faleminderit.
You must be logged in to post a comment.
Pershendetje. Ne mometin qe kontrata e punes eshte zgjidhur me deshiren e vete punemarresit ai nuk gezon te drejten e asnje prej shperblimeve te parashikuara nga Kodi i Punes.
Punedhenesi ka detyrimin t’i paguaje ne leke, pagen e diteve qe i takojne nga leja vjetore e pakryer. Leja vjetore është te pakten 4 javë kalendarike per nje vit. Ne baze te muajve qe punemarresi ka punuar pa marre leje vjetore, ju do te beni llogaritjen e diteve qe i takojne si leje vjetore dhe me pas te pages perkatese.