Leja e lindjes

Pershendetje,

Dua te di nese me nderpritet leja e lindjes nese biznesi ku kam punuar mbyllet ose falimenton? Faleminderit,


Qytetari: L. H. Data: 2 July , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Leja e lindjes”

  1. Pershendetje,

    Jo, leja e lindjes nuk nderpritet edhe nese biznesi mbyllet apo falimenton.
    Ne nenin 27 te ligjit “Per sigurimet Shoqerore ne R.Sh”, te ndryshuar, percaktohet se: “E ardhura për barrëlindje i paguhet gruas së siguruar për barrën dhe lindjen e fëmijës, kur ajo ka 12 muaj periudhë sigurimi, për çdo rast përfitimi….”

    Ne lidhje me masen, e ardhura për barrëlindje për gruan e siguruar është:
    a)80 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të dymbëdhjetë muajve të fundit nga data e lindjes të së drejtës për pagesë për periudhën e paralindjes dhe për 150 ditë kalendarike pas lindjes;
    b)50 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të dymbëdhjetë muajve të fundit nga data e lindjes së të drejtës për pagesë për periudhën tjetër në vazhdim.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet