Përshëndetje!
Jam e punësuar në një institucion shtetëror qe prej vitit 2011 e aktualisht. Për momentin jam me leje lindje, por për arsye familjare 260 ditët e mbetura të lejes se lindjes me duhet t’i kaloj jashtë vendit. A ka një bazë ligjore që e ndalon? A cënohet vendi i punës ne kete rast? Si duhet të veprojë qe të vazhdojë të përfitoj pjesën e mbetur të lejes së lindjes në RSH? Faleminderit!
You must be logged in to post a comment.
Përshëndetje! Ligji Nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, i cili përcakton kushtet për të ardhurat për barrëlindje, nuk ndalon që lejen e lindjes ta kaloni jashtë vendit.
Sa më sipër, vleresoj se nuk cënohet vendi i punës, nëse ditët e mbetura të lejës së lindjes i kaloni jashtë vendit. Faleminderit