Leja e lindjes

Pershendetje,

Kam nje pyetje rreth perllogaritjes se lejes se lindjes. Nga dhjetori 2021 deri ne prill 2022 kam qene e dypunesuar ne sektor privat, aktualisht vazhdoj vetem njeren pune. Mua me takon ta marr lejen ne fillim te janarit 2022. Si behet llogaritja ne kete rast? A merret parasysht dypunesimi?

Faleminderit,

Qytetari: A.S.
Data: 22 Shtator 2022, Kategoria: I pakategorizuar

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Përshëndetje,
    Në nenin 27 të Ligjit Nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë” (i përditësuar), përcaktohet se: “E ardhura për barrëlindje i paguhet gruas së siguruar për barrën dhe lindjen e fëmijës, kur ajo ka 12 muaj periudhë sigurimi, për çdo rast përfitimi.”, mjafton që të jeni 12 muaj e siguruar (me apo pa ndërprerje), për të përfituar leje lindje.

    Të ardhurat që do të përfitoni për barrëlindje janë:
    a)80 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të dymbëdhjetë muajve të fundit nga data e lindjes të së drejtës për pagesë për periudhën e paralindjes dhe për 150 ditë kalendarike pas lindjes;
    b)50 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të dymbëdhjetë muajve të fundit nga data e lindjes së të drejtës për pagesë për periudhën tjetër në vazhdim.

    Faleminderit!

Lini një Përgjigje