Legalizimi

Pershendetje,

Cila eshte procedura per te rregjistruar nje truall, i cli eshte kthyer me vendim te Komisionit per Kthimin dhe Kompesimin e Pronave ne daten 05.11.1991, ish- pronarit, qe tashme ka nderruar jete? A mund te legalizohet nje objekt i ndertuar ne vitin 2001, mbi nje pjese te ketij trualli te pa regjistruar? Faleminderit,


Qytetari: J. n. Data: 15 December , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie, procedura administrative.

One response to “Legalizimi”

  1. 2

    Regjistrimi i Vendimit te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave mund te behet nga secili prej trashegimtareve te personit qe ka nderruar jete. Lista e trashegimtareve percaktohet ne deshmine e trashegimise. Nese kjo nuk eshte leshuar ende, secili prej personave te interesuar ka te drejte qe ta beje kete kerkese.
    Legalizimi i ndertimeve pa leje eshte procedura e legalizimit te ndertimeve te kryera ne kundershtim me ligjin ne troje ne pronesi shteterore, apo ne pronesi private. Lidhur me procesin e legalizimit, ju sqarojme se pavaresisht regjistrimit apo jo te pasurise ne emer te pronarit, nese procedura e legalizimit eshte bere ne perputhje me ligjin dhe ne kete zone nuk ka projekte per ndertime publike, atehere procedohet me legalizimin e ndertimit. I vetmi rast kur pronesia e personit eshte e rendesishme ne raport me legalizimin ka te beje me ato zona per te cilat Planet vendore parashikojne ndertime me te larta se 6 kate. Kur toka eshte prone private dhe per te plani parashikon ndertime mbi 6 kate, atehere legalizimi nuk duhet te miratohet, pasi eshte ne kundershtim me ligjin.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet