Legalizimi objektit

Pershendetje. Ne vitin 1991 kam ndertuar nje lokal në qender te qytetit X . Theksoj qe toka ka qene shtet, dhe deri në vitin 2001, babai ka paguar taksat bashkise per kete objekt. Ojektin e kam te regjistruar ne hipoteke ne vitin 1994. Ketij objekti i ra qe te prishet vetem gjysma e tij per rregullin e kolektorit te ujit te qytetit dhe me vendim gjykata mua me eshte njohur riparimi i pjeses se objektit si pasoj e prishjes nga rregullimi i kolektorit te qytetit. Ato lek une i kam marre por realisht per nevoja familiare nuk i perdora per riparimin e objektit. Sot me 2020 babai nuk jetoni me. Ne duam qe kete objekt ta rivejme ne pune serish. Theksoj qe kemi hipoteke per objektin. Cfare leje duhet te marr qe te jemi serish pronar te objektit? Dua dhe oborrin rrethues te saj ta legalizoj sepse vetem objektin disponojme. Cfar procedure duhet te ndjekim. Po ne referim te ligjit 20/2020 cfare na rekomandoni?? Kemi shume nevoje ta veme ne pune kete objekt pasi ka vite qe ka ngelur ne kushte teper te veshtira. Ju Faleminderit shume!


Qytetari: A. D. Data: 23 December , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie, procedura administrative.

One response to “Legalizimi objektit”

  1. 1

    Pershendetje

    Ju shpreheni se: “keni hipoteke per objektin”. Kjo do te thote qe ju jeni pronar te objektit. Nese pasuria eshte ende e regjistruar ne emer te babait tuaj, atehere ju duhet te merrni deshmine e trashegimise per babain tuaj dhe te beni regjistrimin e saj prane Drejtorise Rajonale te Kadastres, duke u regjistruar si bashkepronare te gjithe trashegimtaret e babait tuaj.

    Cfare leje duhet te marr qe te jemi serish pronar te objektit?
    Regjistrimi si pronar nuk kerkon paisjen me leje te posacme. Per te bere restaurimin, apo rindertimin e objektit ju duhet te pajiseni me leje ndertimi, apo autorizim nga ana e Bashkise.

    Dua dhe oborrin rrethues te saj ta legalizoj sepse vetem objektin disponojme.
    Nese doni te legalizoni ndertimin rrethues te oborrit, per kete duhet te beni aplikim prane ASHK. Nese doni te regjistroni truallin qe perben oborrin funksional ne emrin tuaj, pasi trualli nuk legalizohet, atehere duhet te aplikoni per regjistrimin e oborreve ne perdorim, sipas ligjit 20/2020. Aplikimi behet prane Drejtorise Rajonale te AShK.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet