Legalizimi i shtepive para vitit 91 te regjistruar ne hipoteke

Pershendetje,

Kam shtepi 1 kateshe te ndertuar para vitit 91. Nuk me behet legalizimi me vkm 442, pasi rezulton i regjistruar ne hipoteke per shkak te vendimit te gjykates se faktit te vitit 1995. Ndodhur ne kushtet e mungeses se lejes se ndertimit (nuk gjendet) dhe te objektit qe bie mbi pasuri ne pronesi shtet dhe mbi 50% te te treteve (ku parashikohet ndertimi i nje pallati nga bashkia), si mund te behet legalizimi i shtepise? Faleminderit,


Qytetari: B. D. Data: 20 May , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Legalizimi i shtepive para vitit 91 te regjistruar ne hipoteke”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje,

    Mbi sa parashtroni ne pyetjen tuaj ju sqaroj si vijon:
    1. Kalimi i pronesise mbi ndertesen nuk mund te kryhet nepermjet procesit te legalizimit pasi sic përcaktohet dhe e nenin 2 te ligjit nr. 9482, date 03.04.2006. Ky ligj zbatohet për objektet e ndërtuara pa leje deri më 15.1.2009, me funksione banimi, veprimtari ekonomike apo funksione të tjera social-kulturore, dhe që disponohen nga individë apo persona juridikë të regjistruar, përfshirë dhe ndërtimet pa leje, për të cilat subjektet nuk kanë kryer procedurën e vetëdeklarimit për legalizim, sipas afateve të përcaktuara në këtë ligj. “Në ndryshim nga kushti i përcaktuar në paragrafin e parë të kësaj pike, ky ligj mund të zbatohet për objektet e ndërtuara pa leje, të ngritura pas datës së hyrjes në fuqi të ligjit, vetëm në rast se për to procedura e legalizimit nuk kërkon kalim pronësie mbi truallin.” Ne cdo rast, ju lutem te mbani ne konsiderate se Ligji Nr.9482, date 03.04.2006, eshte shfuqizuar me hyrjen ne fuqi te ligjit 20/2020 “PËR PËRFUNDIMIN E PROCESEVE KALIMTARE TË PRONËSISË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”.
    2. Kalimi i pronesise se nderteses subjekt i kësaj pyetje, nuk mund te jete kryer as me vendim te gjykates me objekt vërtetim fakti te vitit 1995, pasi pas nentorit te vitit 1994, vërtetimi i faktit nuk parashikohet me si titull pronësie.
    3. Ne keto kushte e vetmja menyre te cilen ju mund te dispononi per te kryer kalimin e pronesise eshte nepermjet VKM 442 “PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURËS SË KALIMIT TË PRONËSISË E TË REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, TË NDËRTUARA DERI MË 10.8.1991 DHE TË TRUALLIT FUNKSIONAL TË TYRE”, ku si objekt i kësaj VKM jane ndërtimet e ngritura deri më 10.8.1991 dhe trojet funksionale të tyre, për të cilat nuk ka akte të fitimit të pronësisë, sipas nenit 193, të Kodit Civil.

    Sqarojme se pergjigja si me siper eshte dhene mbi bazen e deklarimeve tuaja, por nje pergjigje me e sakte mund te jepet ne rast se do na vini ne dispozicion dokumentacionin e lidhur me pronen, te pakten ato qe ju permendni (vendim gjykate; dokument per regjistrimin e shtepise etj). Keshtu mund te kuptojme me qarte situaten dhe te japim zgjidhjet perkatese.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet