Legalizimi i shtepise

Pershendetje .I kam dorezuar letrat e shtepise qe ne 2005 .Dhe pas shume kerkesash mu aprovua VKM mbi shtepine dhe token dhe me erdhen dokumentat me matjet gabim dhe u kthyen mbrapsht nga specialistet e aluizmit pasi nuk ishin te sakta matjet.Me erdhen me bene perseri matje nga specialistet e aluiznit dhe me thane qe pas 40 ditesh do vijne faturat por kaluan 3 vjet dhe akoma nuk me kane ardhur .Kerkoj qe te me vijne letrat qe te bej pagesen pasi VKM per pronen time ka dale por faturat nuk me kane ardhur.Shpresoj te me vije nje pergjigje per kete ankese pasi kam shume kohe qe po pres.


Qytetari: B. U. Data: 12 January , 2021, Kategoria: procedura administrative.

One response to “Legalizimi i shtepise”

  1. Pershendetje. Duke qene se tashme ka kaluar nje kohe e gjate nga momenti qe ju keni paraqitur kerkesen tuaj, ju duhet t’i drejtoheni me nje kerkese me shkrim Agjencise Shteterore te Kadastres, Drejtorise Rajonale Vendore, pasi tashme ALUIZNI nuk ekziston me si institucion dhe te kerkoni qe te leshohet fatura perkatese per te mundesuar pagesen e detyrimit per shkak te kalimit te truallit ne emrin tuaj.
    Nese brenda nje afati prej 30 ditesh nga ana e Drejtorise Vendore perkatese te ASHK, nuk ju vjen nje pergjigje, atehere ju keni te drejte te beni ankim prane Drejtorit te Pergjithshem te ASHK.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet