Legalizimi i prones

Pershendetje, ju shkruaj pasi kam patur probleme me legalizimim e prones. Prona eshte 2 kateshe. Kati i pare (prone e prinderve te mamit) eshte i legaliziar ndersa katin e dyte e ka ndertuar im ate. Letrat jane hedhur qe me 2006. Kane ardhur kane bere matjet disa here. Na thane qe babai duhet te bente nje akt noterial ku pjesen e katit te dyte ja jepte mamase. Aluizmi ka pezulluar perseri procesin pasi thote qe pjesa larte legalizohet vetem ne emer te pjestare te truallit poshte. Nderkohe qe pjestaret e truallit poshte nuk jane investitoret. Kemi bere dhe nje akt noterial ku pjestaret e truallit poshte thone se heqin dore nga cdo e drejte dhe perfitim per katin e dyte shtese. Ju lutem mumd te me jepni nje zgjidhje ku duhet te drejtohem dhe si duhet te veproj.


Qytetari: D. K. Data: 19 February , 2021, Kategoria: Legalizim.

One response to “Legalizimi i prones”

  1. Pershendetje. Nese aplikimi per legalizim per katin e dyte eshte bere nga prindertit tuaj, nuk ka asnje pengese ligjore qe kati i dyte i objektit informal te legalizohet ne emer te prinderve tuaj. Pretendimi i ngritur nga ana e ish ALUIZNI-t qe regjistrimi mund te behet vetem ne emer te pronareve te truallit, apo te subjekteve qe kane aplikuar ne kat te pare, nuk qendron. Ju duhet t’i kerkoni Agjencise Shteterore te Kadastres qe t’ju jape nje pergjigje me shkrim lidhur me vendimin e tyre per rastin tuaj dhe me pas nese eshte negativ, t’i drejtoheni gjykates.
    Per sqarim edhe pretendimi i ngritur qe babai duhet te beje nje deklarate noteriale ne emer te mamase tuaj nuk ka baze ligjore. Pavaresisht se kush prej dy prinderve eshte aplikuesi, ne baze te Kodit te Familjes ata jane te dy bashkepronare ne pjese te barabarta dhe pasuria pas marrjes se vendimit per legalizimin do te regjistrohet ne emer te te dy bashkeshorteve.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet