Legalizimi i prones se babait

Pershendetje,
Jam nje qytetare, e cila kerkoj nje pergjigje nga ana juaj ne lidhje me rastin e meposhtem. Pas ndarjes me mamane time, babai u martua me njerken dhe nuk pati femije tjeter pervec meje. Babai vdiq ne vitin 1989. Njerka privatizoi pronen nga viti 1992-1993 ne emrin e saj. Une kam qene e martuar ate periudhe.
A kam te drejte ligjore te kerkoje pjesen e babait mbi ate prone, edhe pse babai kishte vdekur dhe privatizimin e prones e beri njerka?  Ju lutem, brenda mundesive te me jepni nje pergjigje. Faleminderit,


Qytetari: F. L. Data: 27 January , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Legalizimi i prones se babait”

  1. Pershendetje. Ligji per privatizimin e banesave shteterore parashikonte dy kushte per t’i dhene personave te drejten te privatizonin nje banese: te banonin ne te dhe te ishin pjese e certifikates familjare (personat madhore), ne dt.01.12.1992. Nisur nga sa ju parashtroni ne momentin e miratimit te ligjit dhe lidhjes se kontrates, e vetmja qe kishte ne posedim apartamentin ishte njerka juaj, e cila ligjerisht ka pasur te drejten qe te nenshkruante kontraten e privatizimit.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet